Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë

Maqedonia

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 09:35
Maqedonia

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet të mbahen gjatë muajit tetor, njofton agjencia e lajmeve INA.

Sa më shumë që afrohet dita e zgjedhjeve politikanët shqiptarë flasin për të arritura dhe projekte në zonat shqiptare, por realiteti në terren është dëshpërues.

Gjithandej zonave të banuara shqiptare, tym dhe zjarrë, deponi te djegura, mungesë të investimeve pothujase në cdo sferë.

Në Maqedoni, 16 vite pas përfundimit të konfliktit të vitit 2001 asnjë projekt qeveritar konkret zhvillimor apo investim kapital nuk është dedikuar për zonat shqiptare, që ishin përfshirë dhe dëmtuar më së shumti gjatë asaj krize.

Injorim total, mungesë trajtimi për investime dhe anashkalimi i plotë është pasqyra e rajoneve shqiptare në Maqedoninë Veriperëndimore, të cilat ndjehen të lëna pas dore, edhe pse ato ishin përfshirë drejtpërdrejt në konfliktin e vitit 2001.

Janë disa fshatra dhe vendbanime në rajonin e Likovës që nuk janë të përfillura për 15 vite nga qeveritë e këtij vendi, dhe kjo situatë është tejet alarmuese, duke shfaqur doza se si zyrtarët më të lartë të shtetit nuk përkujdesen për qytetarët e tyre njëlloj.

Në vizitë të fshatrave të Tetovës në Malësi, nuk ka asgjë konkrete, që nga periudha kur përfundoi edhe konflikti i vitit 2001.

Ekipi i agjencisë së lajmeve INA që vizitoi ato ka nxjerrur fakte për anashkalimin total të këtyre rajoneve, duke qenë si botëra të tjera.

“Ndoshta edhe shteti nuk ka dashur të investojë atje duke u kthyer tek mospërfillja që kalon në heshtje që kushedi ndoshta në shenjë hakmarrjeje, nuk përfilli asgjë më për këta njerëz dhe vendbanime”, thekson një banor i Malësisë së Tetovës.

Shifra të larta të papunësisë, mungesë uji, kanalizimi, infrastruktura rrugore në margjina dhe e lënë pas dore janë disa nga pamjet që rezultojnë në çdo vendbanim rural shqiptar, sidomos ato që u përfshinë në konfiktin e 2001.

Marrëveshja e Ohrit, në aneksin e fundit të saj ku përcaktohen masat për rikthimin e mirëbesimit, përmendet edhe çështja e investimeve në zonat e kapluara në vitin 2001 dhe fatkeqësisht kjo pjesë e Marrëveshjes Kornizë ka mbetur aty ku është pra në letër, për shkak se në praktikë ka fare pak investime kapitale dhe infrastrukturore në këto zona të kapluara në konfliktin e kaluar.

Aspekti tjetër i pushtetit dhe konkretisht VMRO-DPMNE-së që përbënte pushtetin shquhej për nga qasja tejet negative ndaj këtyre zonave dhe ndaj ish ushtarëve të UÇK-së dhe kjo argumentohet me faktin se me marrëveshjet me të cilat BDI-ja hynte në Qeveri  nuk përmirësoheshin politikat rajonale dhe nuk miratohej ligji për statusin juridik dhe ligjorë të ish ushtarëve.

I gjithë opinioni shqiptarë në Maqedoni e din se asgjë nuk u bë gjatë kësaj periudhe të qeverisjes mes VMRO-së dhe BDI-së për sa i përketë këtij ligji, derisa ka vazhduar hakmarrja e fshehtë ndaj ushtarëve të lirisë.

Qeveria e re pritet të ndryshoj këtë qasje, ndryshe do të pëballemi me një deja vu, e cila na përsitet që nga vitet e 90-ta e më herët.

Ndoshta kësaj rradhe investimet nuk do të realizohen vetëm në Maqedoninë Lindore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat