Zyrtare: Ushqimi i ‘Sedmica’ nuk është arsyeja për helmim

Maqedonia

Zyrtare: Ushqimi i ‘Sedmica’ nuk është arsyeja për helmim

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 16:35
Ilustrim

Rezultatet e marra nga inspektimi labarotorik në mostrat e marra nga ushqimorja ‘Sedmica’ në Karposh të Shkupit, nuk kanë konfirmuar prani të bakterieve patogjene, gjegjësisht mostrat tregojnë për kritere mikrobiologjike për siguri të ushqimit dhe nuk janë arsye për helmim, për shkak se kohëve të fundit janë hospitalizuar 43 persona, kumtoi sot Agjencia për Ushqim dhe Veterinari.

Gjithashtu, negative janë edhe gjetjet e marra nga brisqet e hapësirave të punës në ushqimore. Me inspektimin labaratorik te gjashtë personat, është zbuluar bakteria Salmonella enteritidis group D.

Nga Agjencia theksojnë se në tre muajt e fundit, në kuadër të kontrolleve të rregullta, përfshirë edhe ushqimoren në Karposh, higjiena ka qenë në nivel të kënaqshëm.

Më 18 gusht 2017, Ministria e Shëndetësisë përmes komunikatës, e ka informuar opinionin për helmim nga ushqimi te 12 persona të cilët kanë ngrënë në ushqimoret e Shkupit, të dedikuara për ushqim të shpejtë, ku në bazë të dëshmitarëve të tyre, bëhet fjalë për dy ushqimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat