24 vjeçari nga Haraçina tenton të shkelë policët

Maqedonia

24 vjeçari nga Haraçina tenton të shkelë policët

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 13:41
Ilustrim

Banori njëzet e katër vjeçar i Haraçinës, i cili ka drejtuar një furgon të ngarkuar me dru për nxemje, mbrëmë është munduar t’u ikë policëve pranë fshatit Kadinë, ndërsa më pas edhe t’i shkelë.

“Mbrëmë rreth orës 19:45 në fshatin Kadinë të Shkupit, policë nga Njësie policore-Petrovec janë munduar të ndalin furgon të ngarkuar me drunj për nxemje, të drejtuar nga G.M. (24) nga fshati Haraçinë, i cili nuk është ndalur pas shenjës së treguar “stop” dhe ka vazhduar lëvzijen me shpejtësi të madhe kah fshati Marinë”, informojnë nga MPB.

G.M., e kanë ndalur rreth orës 20:05 në rrugën kah fshati Haraçinë, në afërsi të deposë së vjetër, me çka ka tentuar të godet veturën zyrtare të MPB-së, si dhe më pas t’i shkelë policët pasi që ata kanë dalur nga vetura e policisë. Në vendin e ngjarjes me një veturë “Golf” kanë mbërritur edhe tre persona tjerë dhe janë afruar drejt policëve ku njeri prej policëve ka gjuajtur një plumb në ajër për frikësim dhe personat janë larguar nga vendi, ndërsa G.M (24) është kapur aty.

Në ora 20:15 policia i ka kapur drejtuesin e veturës “Golf” dhe personat që kanë qenë bashkë me të, dhe të gjithë janë dorëzuar te Stacioni policor Gazi Baba për procedurë të mëtejme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat