Kotzias në Maqedoni vjen me makinë nuk do të aterojë në aeroportin e Shkupit

Maqedonia

Kotzias në Maqedoni vjen me makinë nuk do të aterojë në aeroportin e Shkupit

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 16:27
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias

Të enjten, më 31 gusht, Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Maqedoni, konfirmojnë nga Ministria e Jashtme e Maqedonise.

Nikos Kotzias, sipas agjendës të vizitës së tij në Shkup do të realizojë takime me shefin e diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov dhe me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani. Në kuadër të kësaj vizite, e plamifikuar është edhe takimi me kryetarin Gjorge Ivanov, thonë nga kabineti i kryetarit.

Vizita e Kotzias vjen në një kohë kur qeveria maqedonase, në përputhje me atë që pretendon ministri kompetent është duke bërë përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me Greqinë si dhe po bën përpjekje për një zgjidhje të re të mundshme rreth kontestit për emrin. Sipas informatave jozyrtare, fokusi i këtyre bisedimeve do të jetë rreth masave për ngritjen e besimit dhe realizimin etyre, e jo çështja e emrit, e cila do të lihet me siguri për në takimet tjera, në margjinat e  Asamblesë së Përgjithshme të OKB në Nju Jork. Pikërisht gjatë kësaj periudhe, Kryeministri Zaev në Durrës tha se pret një propozim të ri nga ndërmjetësi Nimetz.

Vizitës së Kotzisit i është paraprirë edhenjë sërë reagimesh për shkak të fotografisë prapa flamurit të Maqedonisë etnike në Toronto të konsulit maqedonas. Kjo ishte pikërisht arsyeja përse mediat greke të shpërndajnë informacionin se Kotzias mund që ta shtyjë vizitën në Maqedoni. Mirëpo, javën e kaluar, ministri maqedonas i jashtëm paralajmëroi se është marrë masë paraprake ndaj konsullit të Maqedonisë në Toronto dhe duke komentuar se kjo është edhe politika zyrtare e Maqedonisë.

Gjë interesante, që vlen edhe të theksohet se ministri i jashtëm grek nuk do të vijë në Maqedoni me aeroplan, edhe pse rregullisht vizitat në vendet e rajonin i bën duke udhëtuar me aeroplan, por me makinë. Shkak për këtë veprim të tij si duket është pasi Kotzias nuk do që të aterojë në aeroportin i cili e mban emrin Aleksandi i Madh, por methiatë, për të arritur në Shkup, ai duhet që kalojë edhe në autostradën Aleksandi i Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat