Prej nesër fillon me punë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë

Maqedonia

Prej nesër fillon me punë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 22:38
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë prej nesër fillon punën pas pushimit vjetor që filloi më 18 gusht.

Për nesër takim të caktuar ka Komisioni për mbikëqyrje të punës së Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim dhe Agjencisë për zbulim. Në rend dite do të jenë raportet për punën e Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim dhe Agjencisë për zbulim gjatë vitit 2016.

Seancë plenare është caktuar më 4 shtator, në të cilën deputetët duhet të diskutojnë për Propozimin për emërim të Prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë.

Pas shkarkimit të Prokurorit publik shtetëror, Marko Zvërlevski, më 22 gusht Qeveria solli vendim për t’i propozuar Kuvendit të RM të bëjë shpallje për emërim të Prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë.

Procesi është kryer sipas nenit 41 të Ligjit për Prokurori publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat