LSDM: Shëndetësia ishte në kaos për shkak të tenderëve kriminal të VMRO-DPMNE-së

Maqedonia

LSDM: Shëndetësia ishte në kaos për shkak të tenderëve kriminal të VMRO-DPMNE-së

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 16:28
LSDM

LSDM në reagimin e sotëm me shkrim në konferencën për shtyp të Dafina Stojanovskës nga VMRO-DPMNE thekson se shëndetësia ishte në kaos për shkak të tenderëve kriminele të VMRO-DPMNE-së.

“Asnjë deklaratë hipokrite apo kumtesë e VMRO-DPMNE-së nuk mund ta fshehë kaosin që ajo parti e la në shëndetësi. Qeverisja 11 vjeçare shkatërruese dhe kriminale e VMRO-DPMNE-së e preku edhe sistemin shëndetësor. Përderisa individë nga VMRO-DPMNE u pasuruan me tenderë kriminal, spitalet dhe klinikat ballafaqoheshin me borxhe të larta, mungesë të rregullt të barnave dhe pajisjeve, të drejtat e pacientëve u nëpërkëmbën, dhe mijëra mjekë në pamundësi për të punuar në kushte të tilla, përgjithmonë e lëshuan shëndetin publik dhe shtetin”, thonë nga LSDM.

Për dallim nga qasja e tillë jo humane e VMRO-DPMNE-së, Qeveria e udhëhequr nga LSDM po i tejkalon problemet e trashëguara, i kthen borxhet dhe e përmirëson sistemin shëndetësor në interes të të gjithë qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat