Arrestohen 7 persona për përdorim dhe trafikim të drogës

Maqedonia

Arrestohen 7 persona për përdorim dhe trafikim të drogës

Më: 2 shtator 2017 Në ora: 13:10
Ilustrim

Sektori për tregti joligjore në SPB Veles ka arrestuar shtatë persona për prodhim dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve, informojnë nga MPB.

“Në periudhën nga ora 19:00 e datës 26.08.2017 deri në ora 6.00 e datës 27.08.2017, pas një aksioni të përgatitur dhe zbatuar më parë, Sektori për tregti joligjore pranë SPB Veles, arrestoi 7 persona për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerje të veprave penale “prodhim dhe lëshim i palejuar në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, sipas nenit 215 dhe “mundësim të përdorimit të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, sipas nenit 216 të Ligjit penal të Republikës së Maqedonisë”, kumtoi MPB.

Njëri arrestim është kryer në afërsi të liqenit Rinia, ku personi D.D.(31) është kapur duke bërë shitje të substancave narkotike, në parkun e qytetit në Veles janë arrestuar D.G. (20) dhe I.GJ. (39), të dytë nga Gostivari, G.GJ. (28) dhe A.S. (28), të dytë nga Shkupi dhe në rastin e njejtë janë arrestuar edhe D.S. (25) nga qyteti i Negotinës dhe A.M. (17) nga Sveti Nikolla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat