Qeveria: Gruevski ka harxhuar 225 milionë euro për investitorë të huaj

Maqedonia

Qeveria: Gruevski ka harxhuar 225 milionë euro për investitorë të huaj

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 11:36
Qeveria e Maqedonise

Qeveria e Nikolla Gruevskit për 10 vite ka harxhuar 225 milionë euro për 25 kompani – investuese të huaja, të cilat kanë punësuar gjithsej 20 mijë persona.

Në bazë të të dhënave të “Analizës së harxhimeve – krahasim me rezultatet e investimeve të huaja direkte në Maqedoni në periudhën 2007 – maj 2017”, zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski, tha se një i punësuar tek investitorët e huaj i ka kushtuar shtetit 11 mijë euro.

Boshnjakovski potencoi se nuk bëhet fjalë për persona të rinj të punësuar, por janë marrë punëtorë nga ekonomia e Maqedonisë.

Zëdhënësi i qeverisë tha se me kompanitë e huaja kanë biseduar ministrat dhe këshilltarët, ndërsa nuk ka pasur asnjë kriter për negociata dhe marrëveshjet janë nënshkruar fshehurazi.

Bosnjakovski theksoi se ka marrëveshje që akoma kanë afat dhe se qeveria do t’i përmbushë ata në mënyrë të plotë. Ai shtoi se nuk dihet sa ka qenë paga mesatare e punonjësve në ato kompani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat