Do të rriten investimet në burimet e energjisë së pastër në Maqedoni

Maqedonia

Do të rriten investimet në burimet e energjisë së pastër në Maqedoni

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 21:07
Ilustrim

Burimet e ripërtrishme të energjisë janë njëra nga çështjet të cilave Qeveria e re do të ju kushtojë vëmendje të veçantë në projektet e veta, ku do të përqëndrohen në krijimin e sa më shumë burimeve të tilla, tha zëvendëskryeministri për ekonomi, Koço Angjushev në ngjarjen përfundimtare të Projektit për investime në energji të pastër në organizim të USAID.

Angjushev theksoi se njëri nga projektet e planifikuara është ndërtimi i centralit fotovoltaik për prodhim të 30 deri më 40 megavat energji. Do të gjindet vend ndërtimor në pronësi të shtetit, nga kategoria jo cilësore, do të urbanizohet, do të bëhet projekt infrastrukturor. Planifikohet të ndërtohen tre ose katër të tillë në vend dhe në secilën prej tyre do të prodhohet nga 5, 6 ose 7 magavat në varësi prej hapësirës.

Sipas tij, burimet e ripërtrishme të energjisë janë ardhmëria e vendit tonë dhe e mbarë botës, prandaj edhe rëndësia kaq e madhe e tyre. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për një shtet si Maqedonia, sepse është vend i varfër nga aspekti i burimeve energjetike, nuk ka naftë, gaz dhe ka sasi të kufizuara të thëngjillit dhe hidropotencial të caktuar, por që nuk janë të mjaftueshme për të kënaqur nevojat e energjisë në vend.

Drejtori i projektit të USAID-it për investime në energji të pastër, Sami Latif tha se, si rezultat i projektit të USAID, janë ndryshuar disa ligje dhe akte nën-ligjore me të cilat është shkurtuar korniza kohore e investimeve në energji të ripërtrishme nga 36 muaj, sa ishte në fillim, në 24 muaj.

Vlera e projektit ishte 2.3 milionë euro dhe u realizua në bashkëpunim me Qeverinë dhe sektorin privat. Qëllimi i projektit ishte të rriten investimet për energji nga burime të ripvrtrishme, të zvogëlohet harxhimi i energjisë dhe të ulet sasia e gazrave të dëmshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat