SHBA do të bëjë stërvitjen e ekipeve të DMSH – Maqedoni

Maqedonia

SHBA do të bëjë stërvitjen e ekipeve të DMSH – Maqedoni

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 22:26
Armata e SHBA-ve

Sot, drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Adnan Xhaferoski realizoi takim pune me përfaqësuesit e Gardës kombëtare të shtetit Vermont, SHBA.

Garda kombëtare e Vermontit, së bashku me institutin civil për menaxhim të krizave në Vermont, janë partnerë të Komandës evropiane të Armatës së SHBA-ve në zbatimin e Programit 1204, që përfshin aktivitete shumë vjeçare për përforcim të kapaciteteve të Republikës së Maqedonisë në menaxhimin e armëve për shkatërrim masiv, armë kimike, biologjike dhe mbrojtje radiologjike dhe atomike.

“Ky program parasheh përgatitjen e një plani 3-5 vjeçar për aktivitete në Maqedoni në temat në vijim: kapacitetet e ekipeve për mbrojtje KBRA, përmirësimin e sistemit të incident-komandës dhe planit kombëtar për ushtrime. Ekipi i Gardës kombëtare të Vermontit do të jetë e kyçur në stërvitjen për përdorim të mjeteve për mbrojtje nga armët kimike, biologjike dhe atomike, me stërvitje për komandë të vendit të ngjarjes ICS, si dhe duke dhënë përkrahje në krijimin e platformës kombëtare për stërvitje”, informojnë nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.

DMSH-ja si bartës i aktiviteteve në suaza të sistemit të vetëm për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe të llojeve tjera në Maqedoni, në mënyrë aktive do të marrë pjesë në zbatimin e aktiviteteve nga Programi 1204 të Komandës evropiane të Armatës së SHBA-ve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat