Ka mbaruar afati për paraqitjen e listave dhe kandidatëve për zgjedhjet lokale në Maqedoni

Maqedonia

Ka mbaruar afati për paraqitjen e listave dhe kandidatëve për zgjedhjet lokale në Maqedoni

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 09:18
Ilustrim

Mbrëmë deri në mesnatë ka qenë i hapur afati për të propozuar lista të kandidatëve të partive politike në Maqedoni për zgjedhjet lokale.

Afati ka qenë i hapur edhe për kandidatë për këshilltar por edhe kandidatë për kryetar komunash.

Tani për 48 orë komisionet komunale zgjedhore duhet të vërtetojnë se a janë listat në përputhje me Ligjin për zgjedhje. Nëse ndonjëra nga listat ka parregullsi atëherë të njejtët duhet të përmirësojnë gabimet eventual. Pasi të kryhet ky proces, KKZ-të duhet të japin çertifikatë dhe me këtë mbaron procesi i kontrollit të listave.

KKZ duhet t’i dorëzoj listat me ndryshimet deri më 16 shtator.

Zgjedhje e numrave do të jetë deri më 18 shtator.

Listat finale të kandidatëve do të duhet të shpalosen deri më 21 shtator. Në komuna ku shqiptarët janë mbi 20% listat dhe materialet zgjedhore duhet të jenë në dy gjuhë.

Këto janë zgjedhjet lokale që mbahen për së gjashti herë në Maqedoni, që nga pavarësimi. Fushata fillon më 25 shtator dhe do të mbarojë më 13 tetor në mesnatë.

Zgjedhjet duhet të mbahen më 15 tetor. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat