Përkrahje e USAID për proceset e reformave në Maqedoni

Maqedonia

Përkrahje e USAID për proceset e reformave në Maqedoni

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 12:02
David Atteberry

Zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani realizoi takim pune me përfqaësuesin e ri rezident të USAID në Maqedoni, David Atteberry, informojnë nga Sekretariati për çështje evropiane.

Në këtë takim zv.kryeministri OSmani e ka informuar përfaqësuesin Atteberry për punën e Sekretariatit për çështje evropiane, duke i cekur kompetencat dhe agjendën politike. Ai e theksoi përqëndrimin e tanishëm të Qeverisë së Maqedonisë, por edhe të SÇE-së, në përkrahje të procesit reformator nëpërmjet Planit 3-6-9 dhe Master planit të IPA.

Ndërsa Atteberry, zv.kryeministrit Osmani ia prezantoi plan-programin e USAID për të gjitha fushat dhe projektet konkrete që janë duke u realizuar në Maqedoni dhe theksoi se USAID e përkrah Qeverinë e RM-së për përparimin e proceseve të integrimit euro-atlantik. Atteberry rikujtoi se USAID është partner i MAqedonisë për 25 vite dhe tre fushat kryesore ku ajo vepron janë demokracia në qeverisje, rritja ekonomike dhe arsimi, ku realizohen më shumë projekte.

Në fund u shfaq interesimi nga të dyja palët për bashkëpunim intensiv për Strategjinë e zhvillimit të USAID në Maqedoni, që pritet të përfundojë në fund të këtij viti dhe u dakorduan për koordinim të vazhdueshëm dhe shkëmbim të përvojave ndërmjet Qeverisë dhe USAID.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat