Nikollovski: Kemi paguar 60 milionë euro për subvencione për tre muaj

Maqedonia

Nikollovski: Kemi paguar 60 milionë euro për subvencione për tre muaj

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 18:27
Lupço Nikollovski

Në tre muajt e kaluar morëm një sërë masash, ofruam vendime dhe ndryshuam ligje – çdo hap i yni ishte vetëm në interes të bujqve, sepse zhvillimi i bujqësisë është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë, theksoi sot ministri i Bujqësisë, Pyjeve dhe Menaxhimit të Ujërave, Lupço Nikollovski i cili e prezantoi atë që u punua për 100 ditë nga formimi i Qeverisë.

Nikollovski tha se kjo ka qenë një periudhë turbulente kur aktivitetet bujqësore janë në pikun e tyre të plotë dhe se Qeveria e re po ballafaqohet me obstruksione nga pushteti paraprak që për ta si Qeveri ka qenë sfidë dhe nxitje menjëherë të orientohen në zgjidhjen e çdo problemi dhe marrjen e masave përkatëse.

Ministri i Bujqësisë numëroi një sërë aktivitetesh dhe masash.

“Zhbllokuam pagesën e subvencioneve, për tre muaj janë paguar 60 milionë euro për subvencione, me ndryshimin  e Programit për ndihmë financiare në bujqësi dhe zhvillim rural  siguruam masa shtesë për përkrahje financiare, publikuam dy shpallje për ndarjen e tokës bujqësore shtetërore me qira për sipërfaqe deri në tre hektarë dhe mbi tre hektarë, e vazhduam afatin për aplikimin e subvencioneve për Programin për përkrahje financiare për vitin 2017 dhe afatin për aplikimin e IPARD 2 Programit”, tha Nikollovski.

Filloi, siç tha, realizimi i politikave strategjike afatgjatë. Për vetëm tre muaj janë realizuar 36 pagesa për subvencione me vlerë prej 60 milionë eurosh, për rreth 50 mijë bujq.

Ai përmendi se me qëllim stabilizimin e tregut, zbutjen e ndikimit negativ nga fatkeqësitë natyrore dhe rritjen e përkrahjes financiare të të ardhurave të bujqve, me ndryshimin e Programit për përkrahjen financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural, janë siguruar  10 milionë euro shtesë.

Që bujqit të kenë hedhje në treg pa pengesë të prodhimeve të tyre, siç tha ministri, është intervenuar në stabilizimin e tregut të pjeshkave dhe bostanit, përmes vendosjes së subvencioneve shtesë nga gjashtë denarë për kilogram pjeshkë të dorëzuara tek përpunuesit dhe dy denarë shtesë  për kilogram bostan të shitur në regjistrin e blerësve.

Janë miratuar edhe pesë Udhëzime për shpenzim më efektiv dhe më të kontrolluar  të shpenzimeve të parave  të Ministrisë.

Përmendi se me ribalancin e Buxhetit, janë siguruar rreth dy milionë euro më shumë për sektorin e bujqësisë, prej të cilave pjesa më e madhe janë për ndihmë direkte për bujqit, dhe se nga ana tjetër janë shkurtuar shpenzimet joproduktive, siç janë shpenzimet vijuese dhe shërbimet e dakorduara.

Një nga qëllimet afatgjatë të MBPMU-së është avancimi i bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare nga fusha e bujqësisë. Që në tre muajt e parë janë paguar një pjesë e debive të mbetura për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare, që ofrojnë teknika të mëdha dhe ndihmë financiare për zhvillimin e bujqësisë të Maqedonisë.

Nikollovski paralajmëroi se në pjesën e sistemit për ujitje Maqedonia do të marrë ndihmë prej Turqisë dhe nga BE-ja, ndërsa në Izrael është biseduar me 12 kompani ndërkombëtare që janë të interesuar praktikat dhe njohuritë e tyre t’i sjellin në Maqedoni.

“Përmes Izraelit janë miratuar disa pilot-projekte. Do të implementohen teknologji të larta në sektorin e ujitjes në Maqedoni”, tha Nikollovski i cili shtoi se një pjesë e ekspertëve izraelitë tashmë ndodhen në Maqedoni.

Lidhur me prodhimin organik ministri i Bujqësisë paralajmëroi se në rreth dy javë  me Misionin e Zvicrës në vend do të promovojnë Regjistrin e prodhuesve të ushqimit organik dhe përkrahjen shtesë që vendi do t’i japë  këtyre prodhuesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat