Flakron Bexheti: Vulat i kemi ne

Maqedonia

Flakron Bexheti: Vulat i kemi ne

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 15:31
Vula

Imagjinoni Vejsel Mehmedi dhe Gzim Ostreni duan të dekoncentrojnë votuesin e vërtetë të Aleancës për Shqiptarët, një gjest i turpshëm, për ti ngatëruar votuesit dhe mundësisht për të fituar ndonjë votë nga subjekti politik Aleanca për Shqiptarët. Të cilët në gjuhën maqedonase e kanë shkruajtur  dhe jo si është origjinali, me qëllim për tu pranuar në regjistrin qëndror.

Dikujt mund ti kujtohet nje rast i ngjashëm që VMRO i bënte LSDM-së me emërtim të ngjajshëm, të njejtën formë e praktikon sot Vejseli dhe Gzimi.

A të gjitha këto keqpërdorime me tendencë bëhen nëse strukturat e shërbimeve shtetërore dhe gjykatësit e politizuar i ke pas vehte. Por jo edhe votuesin e Aleancës për Shqiptarët!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat