Ministri Tevdovski: Buxheti po plotësohet, ekonomia po lëviz

Maqedonia

Ministri Tevdovski: Buxheti po plotësohet, ekonomia po lëviz

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 16:41
Ministri i Financave Dragan Tevdovski

Ministri i Financave Dragan Tevdovski sot informoi se çka është punuar në 100 ditët e para të Qeverisë së re. Me këtë rast ai sqaroi se qëllimi i tij ka qenë që të vendoset rend në shpenzimet publike, ndërsa reformat në sistemin e financave publike të jenë në drejtim të standardeve dhe praktikave më të mira evropiane

“Në 100 ditët e fundit janë punuar dhjetë projekte të mëdha”, tha Tevdovski. Është bërë, theksoi, rebalanci i Buxhetit në të cilin janë shkurtuar shpenzimet joproduktive, është shpallur buxhet në interes të qytetarëve për vitin 2017, fuqishëm është ngritur niveli i transparencës fiskale, janë shpallur në mënyrë transparente obligimet për herë të parë në Maqedoni të të gjithë shfrytëzuesve buxhetorë, është bërë analizë për sistemimin e të ardhurave, mirë menaxhohet me borxhin e trashëguar publik me çka, siç theksoi, është zvogëluar numri i ankandeve në tregun vendor prej tre-katër, tani në dy në muaj me shkallë më të ulëta të interesit të huamarrjes prej 1,5 deri në 3,8 për qind, ndërsa janë kthyer kredi me shkallë të interesit prej 6 për qind. Ka, siç shtoi ai, kthim të paselektuar dhe të rregullt të TVSH-së, është përgatitur zgjidhje për rritjen e pagës minimale në 12.000 denarë, për çka është siguruar mbështetje buxhetore, ka përfunduar strategjia për financat publike dhe është forcuar bashkëpunim me institucionet relevante financiare ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat