Zaev për vizitë punë në SHBA, do të ketë takime me Trump dhe Guterres

Maqedonia

Zaev për vizitë punë në SHBA, do të ketë takime me Trump dhe Guterres

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 11:28
Kryeministri Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev sot do të merr pjesë në Kuvendin e Përgjithshëm të 72-të të Kombeve të Bashkuara në New York. Ai do të shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe ministrin pa resor i angazhuar për diasporën, Edmond Ademi.

Zaev nesër do të merr pjesë në hapjen solemne të punës së Kuvendit të Përgjithshëm dhe do të ketë fjalimin e tij në plenumin e debatit të përgjthshëm më 22 shtator.

Gjatë kohës së vizitës në OKB dhe SHBA, e cila do të zgjasë deri 23 shtator, Zaevi do të ketë takime me presidentin amerikan Donald Trumo, sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, si dhe me kryetarin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat