Karakachanov: Bullgaria nuk ka problem as me territorin, as me emrin e Maqedonisë

Maqedonia

Karakachanov: Bullgaria nuk ka problem as me territorin, as me emrin e Maqedonisë

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 13:09
Karakachanov

Bullgaria mbështet integritetin territorial të Maqedonisë dhe është e gatshme të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë, deklaroi sot ministri bullgar i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov, pas takimit në Shkup me ministren e Mbrojtjes në Maqedonisë, Radmilla Sheqerinska.

“Këtë dua ta potencoj i vendosur me qëllim që të ndalojë spekulimet politike – e mbështesim edhe unitetin e shtetit edhe integritetin territorial të Maqedonisë. Nuk kemi probleme me emrin “Republika e Maqedonisë”, e njohim vendin nën emrin kushtetues. Jemi të gatshëm të ndihmojmë në zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë”, tha Karakachanov.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për deklaratat e disa ekspertëve në Bullgari, të cilët porositën se Maqedonia duhet të ketë kujdes në bisedimet me Greqinë se çfarë emri do të zgjedhë, Karakachanov tha se çështja e emrit është kontest mes dy shteteve dhe nuk duhet të përzihet i treti.

Karakachanov dhe Sheqerinska potencuan se në takimi i sotëm mes tjerash është mbajtur për të treguar edhe marrëdhëniet dypalëshe mes këtyre dy vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat