Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Maqedonia

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 13:45
Ilustrim

Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni nga mesnata. Shtrenjtohet dizeli për një denarë, ndërsa benzina për gjysmë denarë.

Çmimet me pakicë të EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të rriten për 0.50 den/l në krahazim me çmimet e konfirmuara me Vendimin nga 04.09.2017 dhe me këtë çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 arrin 63.50 den/l, përderisa çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-98 arrin 65.00 den/l/

Çmimet me pakicë të EURODISEL (D-E-V) dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), rritet për 1.50 den/l krahasuar me Vendimin prej 04.09.2017 dhe me këtë çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E-V) arrin 49.50 den/l, ndërsa i Vajit ekstra të lehtë 38.50 den/l.

Mazuti M-1 NS rritet për 0.656 den/kg në krahasim me çmimin e Vendimit 04.09.2017 edhe me atë çmimi i M-1 NS arrin 24.537 den/kg. Këto çmime do të vlejnë në dy javët e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat