Qeveria e Maqedonisë e miratoi Propozim-ligjin për amnisti

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë e miratoi Propozim-ligjin për amnisti

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 21:06
Mbeldhja e Maqedonise

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në seancën e sotme e shqyrtoi dhe miratoi Propozim ligjin për aministi dhe i rekomandoi Ministrisë për drejtësi dhe shërbimeve qeveritare të sigurojnë kushtet për shqyrtim të propozim-tekstit të ligjit deri te ministritë e caktuara, si dhe deri te publiku.

Teksti i propozim-ligjit do të vendoset për shqyrtim në publik në Regjistrin e vetëm elektronik kombëtar për rregullime (RVEK), dhe në këtë mënyrë në të do të kenë qasje ekspertët, sektor qytetar, si dhe të gjitha anët tjera e prekura.

Në seancën e sotme, ministri për drejtësi, Bilen Saliji theksoi se propozimi për sjellje të ligjit të ri për aministi është shenjë e vullnetit pozitiv të shtetit ndaj grupeve të caktuara të personave të dënuar ligjërisht, me qëllim të risocializimit të tyre dhe për lirimin e burgjeve nga numri tepër i madh i personave që e vuajnë dënimin e tyre, si dhe për përmirësimin e kushteve në burgjet e vendit.

Ai sqaroi se në propozim-tekstin e ligjit nuk parashihet aministi për persona me dënim të përjetshëm, si dhe për kryerës të veprës penale vrasje, kryerës të veprave penale gjatë zgjedhjeve dhe votimit, kryerës të veprave kundër lirisë gjinore dhe moralit gjinor, kundër shtetit si dhe kryerësve të veprave penale kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat