Gruevski: Mediat në gjuhën shqipe e kanë nxirë OBRM-PDUKM-në

Maqedonia

Gruevski: Mediat në gjuhën shqipe e kanë nxirë OBRM-PDUKM-në

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 10:48
Nikolla Gruevski

Pas nëntë viteve, ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka qenë mysafir në një emision të një televizioni kryesisht shqiptar.

Ai në emision u mundua që të arsyetoj mosprezencën nëpër media shqiptare.

Në pyetjen rreth mediumeve dhe votuesve shqiptar në të kaluarën ai ka thënë se partia e tij është nxirrë me qëllim nga mediat në gjuhën shqipe.

”Ne gjithmonë jemi orvatur të bëjmë punë në Maqedoni me të cilat do t’i zgjidhim problemet dhe nevojat e të gjithë qytetarëve. është fakt se në të kaluarën disa mediume , posaçërisht ato shqiptare ishim të damkosur si parti politike, të dëshmuar si ndonjë parti e cila mendon keq për shqiptarët, a në realitet përkundër kësaj ne bëmë shumë punë pozitive për shqiptarët” tha Gruevski pas pyetjes për mungesën e tij në emisione të televizioneve.

Gruevski në emision tha se nuk janë kundër ligjit për gjuhët por duan që ai të jetë kushtetues dhe i drejtë që mos vijë puna pastaj që të rrëzohet nga gjykata kushtetuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat