MPJ: Deri tani nuk ka shtetas të Maqedonisë që janë lënduar nga tërmeti në Meksikë

Maqedonia

MPJ: Deri tani nuk ka shtetas të Maqedonisë që janë lënduar nga tërmeti në Meksikë

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 09:59
MPJ

Ambasada e Maqedonisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deri tani nuk ka njohuri për shtetasit e Maqedonisë të prekur nga tërmeti në Meksikë, njoftoi dje pasdite Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë.

“Ambasada e Maqedonisë në Shtetet e Bashkuara është në kontakt me institucionet meksikane për çdo informacion të ri. Qytetarët e Maqedonisë të cilët eventualisht janë prekur nga tërmeti në Meksikë, mund të kontaktojnë edhe Ambasadën e Maqedonisë në Shtetet e Bashkuara në numrat e telefonit në vijim: 00 1 202 390 7418 dhe 00 1 202 667 0501 “, kumtohet në deklaratën e Ministrisë së jashtme.

Në një tërmet të fuqishëm në Meksikë, me fuqi prej 7.1 të shkallës Rihter, i cili dje goditi Meksikën qendrore, sipas të dhënave të fundit, 216 persona kanë vdekur në kryeqytetin Mexico City dhe në shtetet e Puebla, Meksikë dhe Morelos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat