Ahmeti: As nuk kam vrarë, as nuk kam vjedhur!

Maqedonia

Ahmeti: As nuk kam vrarë, as nuk kam vjedhur!

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 23:11
Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ishte mysafir sonte në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat M. Në kuadër të emisionit ka pasur edhe pyetje nga shikuesit. Në mesin e tyre ka qenë edhe pyetja se edhe sa shqiptarë do të vriten deri sa është BDI në pushtet. “As nuk kam vrarë, as nuk kam vjedhur”, ka thënë Ahmeti, transmeton Gazeta Lajm.

Ahmeti ka thënë se ekzistojnë akuza dhe paragjykime ndaj tij për raste të cilat ende janë në procedurë gjyqësore. Kryetari i BDI-së ka folur edhe rreth asaj nëse do të japë dorëheqje pas zgjedhjeve lokale në rast se BDI i humb ato.

Përgjigja e tij ka qenë pak e paqartë, duke thënë fillimisht se do të tërhiqet, e pastaj duke reteruar se do të mbetet në BDI, sepse kjo parti na qenka shtëpia e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat