Moti sot në Maqedoni

Maqedonia

Moti sot në Maqedoni

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 09:10
Ilustrim

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira mesatare dhe periudha me diell, kah fundi i ditës vranësirat do të shtohen me kushte për reshje të shiut në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryjë erë e lehtë me drejtim jugor.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 3 deri më 11 gradë, ndërsa ato ditore nga 19 deri më 28 gradë celsius.

Në Shkup dhe rrethinë do të ketë vranësira mesatare dhe periudha me diell, temperatura më e ulët do të jetë 8, ndërsa më e larta do të arrijë 26 gradë celsius.

Prej nesër vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira, me reshje të përkohshme të shiut me intensitet të ndryshueshëm, ndërsa të hënën reshjet e shiut në pjesët perëndimore të vendit do të jenë më të shpeshta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat