Te Igor Jug nuk është gjetur celular, hetohet prej ku janë shkruar kërcënimet ndaj Gruevskit

Maqedonia

Te Igor Jug nuk është gjetur celular, hetohet prej ku janë shkruar kërcënimet ndaj Gruevskit

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 16:39
Igor Jug

Në qelinë e burgut ku qëndron në paraburgim Igor Jug, nuk është gjetur telefon celular, vërteton për Tv 24 drejtori i burgut në Shuto Orizare, Aleksandar Naumovski. Sot janë kryer kontrolle dhe është hulumtuar nëse Jug i ka dërguar porositë me kërcënime ndaj Nikolla Gruevskit prej prapa grilave dhe a e ka furnizuar dikush me telefon celular, përcjell Telegrafi Maqedoni. Njëkohësisht rasti hetohet edhe nga Prokuroria edhe nga policia.

Besohet se ndoshta dikush tjetër i ka dërguar porositë në emër të Igor Jugut nga profili i tij i facebook. Mbrëmë, në orët e vona, Jug e paralajmëroi Gruevskin se i pret 5 minutat e tij për t’i kthyer të keqen që ja ka bërë Gruevski atij dhe personave tjerë pjesëmarrës në ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

“Faleminderit që më bëne kurth më 27 prill, falemnderit që na quajte dhunues. Tani le të vrapojnë Betmen dhe banda e tij për ty, nëse edhe ata nuk të ikin si drejtorët që i solle nga LSDM, PLD dhe PS. Por unë do ta kthej, së paku 5 minuta, që ta shijosh atë që ti na bëre, mua dhe të tjerëve, që na tradhtove”, shkruante në profilin e Igor Jug.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat