Zaev pohon përkrahjen e LSDM-së për kandidatët e BDI-së

Maqedonia

Zaev pohon përkrahjen e LSDM-së për kandidatët e BDI-së

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 17:47
Kryeministri Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev, sot në konferencë për shtyp konfirmoi se LSDM-ja do t’i përkrahë kandidatët e BDI-së për kryetarë komune në më shumë komuna të vendit. Përkrahje të tillë do të marrë edhe zv.ministri i arsimit, Visar Ganiu, i cili është kandidat për komunën e Çairit.

“Qëndrojmë prapa tij në Çair, do ta përkrahim sepse është kandidat cilësor. Nuk ka dyshime për të. Do të japim përkrahje edhe në komuna tjera ku kandidatët janë të mirë dhe punojnë në dobi të qytetarëve”, tha Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat