Mançevski: Burimet ripërtrirëse, ardhmëria e energjetikës edhe në Maqedoni

Maqedonia

Mançevski: Burimet ripërtrirëse, ardhmëria e energjetikës edhe në Maqedoni

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 19:03
Damjan Mançevski

Republika e Maqedonisë duhet të rrisë prodhimin e vet të energjisë elektrike dhe të ulë importin, duke mbajtur llogari për ruajtjen e mjedisit të pastër jetësor përmes eksploatimit më të madh të burimeve ripërtrirëse të energjisë, tha sot ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Damjan Mançevski, në hapjen e Këshillimit të dhjetë ‘Mako Sigre’ në të cilin fokusi i diskutimeve u vendos pikërisht në çështjet nga sfera e elektroenergjetikës.

Në suaza të Këshillimit u nënshkrua marrëveshje për bashkëpunim mes Fakultetit për elektroteknikë dhe teknologji informatike (FETI) nga Shkupi dhe Konçar – Inxhinieri për energejtikë dhe transport (KET) nga Zagrebi i cili parashikon realizimin e projekteve shkencore-hulumtuese dhe zhvillimore, këmbimin e mendimeve dhe donacion të pajisjeve.

Ministri Mançevski për marrëveshjen e nënshkruar tha se është shembull i shkëlqyer për atë se si duhet të bashkëpunojë sektori hulumtues me atë privat dhe paralajmërim i mirë për planet e Qeverisë për formimin e parkut teknologjik i cili në mënyrë të ngjashme do t’u ndihmojë të rinjve të fillojnë biznes personal në pjesën e informacionit, teknologjisë së komunikimit, si dhe në pjesën e inovacioneve në sferën e elektroenergjetikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat