Ngritet padi penale ndaj kryetarit të Komunës së Kriva Pallankës

Maqedonia

Ngritet padi penale ndaj kryetarit të Komunës së Kriva Pallankës

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 15:16
Arsenço Aleksovski

Policia ka ngritur padi penale kundër kryetarit të Komunës së Kriva Pallankës, Arsenço Aleksovski, i cili dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Padi penale është ngritur edhe ndaj dy personave tjerë D.R (58) dhe B.S (38).

Sipas informacioneve të MPB-së, në periudhën prej shkurtit 2014 deri 10 qershor të këtij viti, tre të paditurit me moskryerjen e detyrës së tyre zyrtare, ju kanë mundësuar prindërve të disa nxënësve nga Kriva Pallanka të fitojnë pasuri prej 277.120 denarë.

Të paditurit së bashku me drejtorin e shkollës fillore “Joakim Krçoski” nga Kriva Pallanka kanë nënshkruar marrëveshje joligjore në lidhje me transportin e nxënësve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat