Nimic: Ka vullnet për zgjidhjen e kontestit

Maqedonia

Nimic: Ka vullnet për zgjidhjen e kontestit

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 20:50
Nimic

Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Maqedonisë janë përmirësuar muajve të fundit dhe ekziston vullnet i mirë nga të dyja palët për zgjidhjen e çështjes së emrit, ka deklaruar ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara Metju Nimic në një intervistë për agjencinë e lajmeve Independent Ballkan.

Nimic është shprehur se bisedimet për zgjidhjen e kontestit mund të përshpejtohen nga fundi i këtij viti, pas përmbylljes së zgjedhjeve në të dyja vendet. Madje, ai ka shtuar se të dyja vendet kanë dhënë fjalën se janë të interesuara të bëhet një hap i tillë.

I pyetur nëse do të del me propozime të reja, Nimic ka deklaruar se këtë do ta bëj por në një kohë të duhur. Nimic tha se çështja e emrit është dashur të zgjidhet shumë vjet më parë por fatkeqësisht një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Mos zgjidhja e kësaj çështje sigurisht që ndikon në stabilitetin e rajonit prandaj është e rëndësishme të zgjidhet.

Mbyllja e këtij problemit sigurisht do të kontribuojë për stabilitet afatgjatë dhe miqësi në rajon, ka deklaruar Nimic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat