Sot do të mbahet seanca gjyqësore për Goran Grujoskin

Maqedonia

Sot do të mbahet seanca gjyqësore për Goran Grujoskin

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 10:13
Goran Grujoski

Sot në Gjykatën Penale do të mbahet seanca gjyqësore për lëndën “Fortesa 2” e Prokurorisë Speciale Publike ku i akuzuar është Goran Grujoski.

Nga MPB duhet të njoftojnë se a ka informatë rreth të akuzuarit i cili më shumë se dy muaj është në arrati.

Ai së bashku me gjashtë të tjerë të punësuar në DSK janë të akuzuar për shkatërrimin e dokumenteve për furnizim të pajisjeve për ndjekjen e komunikimeve.

Të punësuarit në Drejtorinë e Sigurisë dhe kundërzbulimit akuzohen për shkatërrim të dokumentit zyrtar si dhe për falsifikim të dokumenteve në rastin ku sipas PSP-së lidhet me shkatërrimin e dëshmive për përgjimet jolegale që u zhvilluan në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat