Mançevski: Zgjidhja për administratorët, pas zgjedhjeve lokale

Maqedonia

Mançevski: Zgjidhja për administratorët, pas zgjedhjeve lokale

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 16:33
Ilustrim

Sistematizimi i 1600 administratorëve që marrin paga dhe qëndrojnë në shtëpi, do të bëhet pas zgjedhjeve lokale. Ministri i shoqërisë informatike Damjan Mançevski tha se Kodi Zgjedhor nuk lejon ndryshime ligjore gjatë periudhës së mbajtjes së zgjedhjeve.

Punësimi i administratorëve shqiptarë në administratën publike, i cili erdhi si nevojë e përfaqësimit të barabartë që parashihet në Marrëveshjen e Ohrit, është premtuar shumë herë nga përfaqësuesit e institucioneve kompetente. Për ata që marrin rroga e rijnë në shtëpi presim që të na lirojë bllokada që po na e bën kodi zgjedhor. Ndryshe nga e kaluara, tani ka vullnet politik tek të gjithë ata qe janë pjesë e qeverisë, që ky problem sa më shpejt të zgjidhet. Po ata të gjithë janë të punësuar në kuadër të Sekretariatit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit por dua të theksoj se ka të punësuar nga të gjitha nacionalitetet – tha Damjan Mancevski, Ministër për shoqëri informatike dhe administratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat