PSP-ja kërkon nga Gruevski, Protogjer dhe Dimovski t’i kthejnë shtetit 2.2 milionë euro

Maqedonia

PSP-ja kërkon nga Gruevski, Protogjer dhe Dimovski t’i kthejnë shtetit 2.2 milionë euro

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 18:25
Nikolla Gruevski

Nikolla Gruevski, Martin Protogjer, Ilija Dimovski dhe Leko Ristovski do të duhet t’i kthejnë shtetit 2.2 milionë euro në rast se Gjykata penale i shpall fajtorë në lëndën “Titanik”.  Kjo është theksuar në propozim-masat që i kërkon Prokuroria speciale publike nga Gjykata penale në aktin gjykues.

Prokurorët nga ekipi i Katica Janevës kanë shkruar se për financim të fushatës zgjedhore të vitit 2011, lideri i OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski dhe ish shefi i kabinetit të Gruevskit, Martin Protogjer, duhet të kthejnë në buxhet 567 mijë euro. Për fushatën zgjedhore të vitit 2012, PSP-ja nga Nikolla Gruevski, Ilija Dimovski dhe Leko Ristovski kërkon 673 mijë euro. Ndërsa për fushatën e vitit 2014, të pandehurit duhet të kthejnë një shumë prej 1 milion euro.

Në rastin “Titanik”, Nikolla Gruevski akuzohet për vepër penale bashkëpunim kriminal dhe vepër penale e vazhduar keqpërdorim të mjeteve të fushatës zgjedhore dhe shkelje të rregullores zgjedhore. Martin Protogjer përveç këtyre, akuzohet edhe për vepër penale shkelje e lirisë së vendosjes të votuesve, ndërsa Mile Janakievski, përveç akuzave tjera, duhet të përgjigjet edhe për shkatërrim të materialit zgjedhor. Deputeti Ilija Dimovski, njëlloj sikur Gruevski, akuzohet për keqpërdorim të mjeteve financiare të fushatës zgjedhore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat