VMRO: Klani i Zaevit u bë pronarë i shumë fabrikave me çmime sa një gasonjere prej 20m katrorë

Maqedonia

VMRO: Klani i Zaevit u bë pronarë i shumë fabrikave me çmime sa një gasonjere prej 20m katrorë

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 19:58
VMRO

Padi penale të montuara nga klani i LSDM kundër kryetarëve të komunave nga rradhët tona nuk do i shpëtojnë nga humbja në zgjedhjet lokale që po ua thonë qytetarët rrugëve, padi penale kundër kryetarit të komunës së Novo Selës Blazho Velkov është akoma një presion ndaj LSDM dhe doli dhe skenari nga skandali se si policia e Spasovskit maltreton aktivistë të VMRO, thuhet kështu në kumtesën e lëshuar nga VMRO.

"Kaosi politik nuk do ju ketë sukses, kjo tentativë që të ikni nga skandalet e vërteta gjithashtu nuk do ju ketë sukses me skandalet e lidhura për zv.kryeministrin Angjushev i cili ndanë tender për kompaninë e tij dhe klanin e Zaevit që janë bërë pronarë të fabrikave të ndryshme ku çmimi nuk kalon as sa një gasonjere prej 20 m katrorë, ndërsa policia partiake po e kidnapon shtetin në mënyrë bandite duke frikësuar kështu kandidatët për kryetar komune të VMRO", thuhet mes tjerave në kumtesën e lëshuar nga VMRO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat