Edhe Vellkov me padi, OBRM-PDUKM akuzon për revanshizëm politik

Maqedonia

Edhe Vellkov me padi, OBRM-PDUKM akuzon për revanshizëm politik

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 21:38
Bllazho Vellkov

Kryetari i Komunës së Novo Sellës, Bllazho Vellkov ka ”fituar” një padi penale për keqëpërdorim të detyrës zyrtare, më saktësisht, keqpërdorim të veturës së komunës nga të punësuar në komunë.

Ai ngarkohet me akuzë pasi ka lejuar që të punësuar në komunë të shfrytëzojnë veturën e komunës që të shfrytëzojnë veturën e komunës pa vendim për qarkullim. Sipas policisë vetura është shfrytëzuar për mbajtje të materialeve propaganduese nga të punësuarit e komunës.

Vetura e tipit ”gollf” me targa të regjistrimit të qytetit të Strumicës, e regjistruar si veturë e komunës së Novo Sellës është drejtuar nga personi A.K nga kjo komunë, i punësuar në këtë komunë, ndërsa në të kanë qenë edhe personat V.K dhe E.P.

OBRM-PDUKM-ja, parti amë e kryetarit të komunës është ankuar për revanshizëm politik nga LSDM që udhëheq me pushtetin qendrorë, respektivisht me policinë e shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat