Këshilli gjyqësor do të shqyrtojë mos respektimin e urdhërave të gjykatësve nga ana e burgjeve në Maqedoni

Maqedonia

Këshilli gjyqësor do të shqyrtojë mos respektimin e urdhërave të gjykatësve nga ana e burgjeve në Maqedoni

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 13:10
Ilustrim

Në seancën e rradhës të Këshillit gjyqësor të caktuar më 4 tetor, anëtarët e këtij trupi do të diskutojnë për informatën se burgjet nuk i respektojnë urdhërat e gjykatësve për të përcjellur të pandehurit në seancat e caktuara gjyqësore.

Bëhet fjalë për pikën e katërt të rendit të ditës në seancën e 264, që është në lidhje me “shqyrtimi i gjendjes në gjykata në lidhje me mos veprimin e institucioneve për dënim, pas urdhërave të gjykatësve për përcjellje të personave të pandehur në seancat e caktuara”.

Rast i tillë i fundit është lënda “Monstrum”, kur Gjykata supreme për herë të katërt e anuloi seancën publike pikërisht për shkak se burgu i Shtipit nuk dërgoi person të akuzuar nga burgu në gjykatë. Në maj, Angele Zafirovski, i njohur si Bate Gele, i akuzuar për dhunën në Kuvend më 27 prill, i cili ndodhej në arrest shtëpiak, nuk u dërgua në gjykatë.

Në seancën e Këshillit gjyqësoe duhet të shqyrtohen mendimet e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, si dhe gjendja alarmante e mungesës së gjykatësve- të rinj anëtarë jurie në gjykatat e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat