Funksionarë shtetëror kanë dëshmuar kundër Igor Jug?

Maqedonia

Funksionarë shtetëror kanë dëshmuar kundër Igor Jug?

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 12:37
Igor Jug, gjatë ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend.

Udhëheqësi i turmës dhe posedim të armës, janë veprat për të cilat Prokuroria e ngarkon Igor Jug, gjatë ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend. Makfaks jozyrtarisht mëson se disa deputetë, ministra dhe kandidatë të tanishëm për kryetar komunash, por edhe gazetarë, kanë dëshmuar kundër Igor Jug dhe kanë pohuar se ai në ngjarjet në Kuvend, ju ka drejtuar armën në kokë.

Funksionarë i lartë i LSDM-së, tani ministër, në Prokurorinë Themelore para prokurorit kompetent ka deklaruar se Igor Jug disa herë ia ka drejtuar armën dhe ka qenë rrezik për atë.

Kundër Igor Jug nuk kanë dëshmuar deputetët nga radhët e LSDM-së, Maksim Dimitrievski dhe Oliver Spasovski, të cilët janë nga i njëjti qytet me Igor Jug, Kumanovë.

Për momentin këto infomacione janë jozyrtare pasi hetimet e PTHP-së janë në vazhdë, ndërsa mblidhen dëshmi për zbardhjen e plotë të incidenteve të 27 prillit në Kuvend, ku u sulumuan deputetë dhe gazetarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat