Në seancën e radhës për rastin “Sopoti” do të dëgjohen dëshmitarët

Maqedonia

Në seancën e radhës për rastin “Sopoti” do të dëgjohen dëshmitarët

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 12:38
“Sopot”

Seanca gjyqësore për rastin “Sopot” në të cilin 10 persona akzohen për veprën “terrorizëm”, është shtyrë për datën 18 tetor.

Kërkesa për shtyrje të seancës ishte nga pala mbrojtëse, për shkak të ndryshimit të gjykatësve në Këshillin Penal dhe për shkak faktit që PSP-ja përfaqëson akuzën.

Avokati Vullnet Paçuku, nga gjykatësja Dijana Gruevska-Ilievska kërkoi më shumë kohë për përgatitje të mbrojtjes, ndërsa ajo propozoi që në seancën e radhës të dëgjohen dëshmitarët në mënyrë që të përshpejtohet procedura.

Prokurori Burim Rustemi nga PSP, u pajtua me kërkesën e mbrojtjes dhe lëshoi gjykatën nga dera e prapme pa mos dhënë deklaratë për media.

Kjo është shtyrja e tretë me radhë e seancës në rastin “Sopot”, pasi PSP ka marrë lëndën nën kompetencat e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat