Seancë gjyqësore kundër Demirit

Maqedonia

Seancë gjyqësore kundër Demirit

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 10:38
Mariglen Demiri

Seancë gjyqësore do të mbahet sot kundër anëtarit të partisë “E majta”, Mariglen Demiri, për shkak të pjesëmarrjes së tij në protestat e vitit të kaluar kundër vendimit të presidentit, Gjorge Ivanov, për faljen e të akuzuarve në PSP.

Demiri akuzohet se ka marrë pjesë në demolimin e zyrës kombëtare

të presidentit, ndërsa shteti kërkon nga ai dëmshpërblim prej 8.500 euro.

Avokati
Sasho Dukovski kontestoi hetimet dhe tha se është bërë në mënyrë joligjore,
ndërsa Demiri u deklarua i pafajshëm për akuzat me të cilat ngarkohet.

Përveç
kundër Demirit, proces gjyqësor ka edhe ndaj një anëtari tjetër të partisë “E
majta”, Zdravko Saveski dhe dy anëtarë të kryesisë, të cilat po zgjasin më
shumë se një vit dhe me shtyrje të vazhdueshme të seancave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat