Jusufi i BESËS: Bërvenica peng i një kryetari që e shpëtoi veten nga falimentimi, por e shkatërroi komunën

Maqedonia

Jusufi i BESËS: Bërvenica peng i një kryetari që e shpëtoi veten nga falimentimi, por e shkatërroi komunën

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 10:31
Selatin Jusufi

Selatin Jusufi, kandidat i Lëvizjes BESA për komunën e Bërvenicës ka shpalosur projektin e tij për qeverisjen e katër vjeçare në krye të kësaj komune.

Sipas tij, është e pafalshme që banorët e Bërvenicës ballafaqohen edhe më tutje me mungesën e kushteve elementare siç është uji i pijshëm, kanalizimet, mungesa e infrastrukturës shkollore, etj.

Sipas Jusifit, shqetësues mbetet fakti i migrimit të familjeve të shumta nga kjo komunë, ikje që sipas tij ndodh për shkak të kushteve të rënda ekonomike.
“Edhe sipas anketave të ndryshme, komuna e Bërvenicës konsiderohet si komuna me më pak investime për kokë banori. Ajo renditet në mesin e tre komunave më të varfra, ndërsa kryetari i saj Enver Pajaziti që qeverisi për dy mandate
me këtë komunë, është një prej tre kryetarëve më të pasur në Maqedoni”, ka deklaruar Jusufi i BESËS.

Ai ka theksuar se derisa kryetari aktual i BDI – së ishte një biznesmen i dështuar para falimentimit në fillim të mandatit për kryetar, tani paas 8 viteve e ka falimentuar komunën e Bërvenicës ndërsa vet është bërë një prej tre kryetarëve më të pasur në Maqedoni.

Ndiqeni të plotë intervistën me Selatin Jusufi, afaristin e suksesshëm nga Bërvenica që garon për kryetar nga radhët e Lëvizjes BESA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat