Vendvotimet në Butel, shqiptarët vetë zëvendës kryetar

Maqedonia

Vendvotimet në Butel, shqiptarët vetë zëvendës kryetar

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 11:31
Ilustrim

Në 45 vendvotime, asnjë shqiptarë për kryetar vendvotimi në Komunën e Butelit. Edhe pse në disa nga zonat e vendvotimeve janë 100% popullatë shqiptare, përsëri do të ketë vetëm kryetarë maqedonas. Argjend Osmani, anëtar i Këshillit të komunës së Butelit thotë se kryetarë nuk kemi por kemi zëvendës të cilët do të jenë në secilin vendvotim.

Nga ana tjetër Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) kundërshton të ketë ndonjë prapavijë në këtë drejtim, duke theksuar se  përzgjedhja e kryetarëve është bërë në mënyrë të rastësishme sipas softuerit kompjuterik. “Përzgjedhja është bërë në mënyrë të rastësishme në bazë të dhënave që është marrë nga ana e Ministrisë së informatikës për të gjithë të punësuarit, qoftë ato publik qoftë ato shtetërorë dhe përzgjedhja bëhet në mënyrë kompjuterike.

Për të njëjtën, për çdo kryetar në qoftë se kërkohet nga pala maqedone shënohet gjinia dhe ajo bëhet përzgjedhja në mënyrë të rastësishme sipas softuerit”, tha Arijeta Xhemaili Zëdhënëse e KSHZ-së. Megjithatë, nga Komuna e Butelit këmbëngulin se zgjedhjet e 15 tetorit po bëhen sipas planit dhe se gjithçka është duke shkuar mbarë. Lidhur me kryetarët e vendvotimeve, nga këshilli i komunës theksojnë se edhe viteve tjera nuk ka pasur kryetar shqiptar, një komunë ku mbi 25%  e popullatës janë shqiptarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat