Qeveria kërkoi që Kushtetuesja të ndërpresë rivlerësimin e ligjit për ndjekje të komunikacioneve

Maqedonia

Qeveria kërkoi që Kushtetuesja të ndërpresë rivlerësimin e ligjit për ndjekje të komunikacioneve

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 15:28
Salla e mbledhjeve te Qeverise

Qeveria, në seancën e 31të dje, solli mendim Gjykata Kushtetuese të ndërpresë procedurën për rivlerësim të kushtetueshmërisë të nenit 175 nga Ligji për ndjekje të komunikacioneve, sepse kjo iniciativë është parciale dhe nuk i përket kësaj teme në përgjithësi, dhe përpara ka një proces i cili tani më është në procedurë të kaluar.

Ky mendim i Qeverisë së RM-së është sjellur në bazë të kërkesës të Gjykatës Kushtetuese, Qeveria të japë mendim për këtë iniciativë, dhe është praksë e rregullt në komunikimin mes Qeverisë dhe Gjykatës Kushtetuese të RM-së.

"Propozimet e vendimeve ligjore të grupit punues, të bëra sipas propozimeve të ekspertëve ndërkombëtar dhe vendas, janë në fazë përfundimtare dhe së shpejti do të publikohen. Këto janë edhe në prioritetet e 3-6-9, Edhe atë në këtë interval kohor. Në përgatitje të këtyre ndryshimeve, Qeveria e RM-së udhëhiqet nga idea reformatore në këtë fushë të jetë transparente, e bazuar dhe gjithëpërfshirëse dhe të jetë nën kontroll të institucioneve", thuhet në informatën e Qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat