OBRM-PDUKM: Incizimi i Tarçullovskit është manipulim dhe i nxjerrë nga konteksti

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Incizimi i Tarçullovskit është manipulim dhe i nxjerrë nga konteksti

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 20:45
Johan Tarçullovski

Nga OBRM-PDUKM e quajtën manipulim dhe të nxjerrë nga konteksti përmbajtjen e incizimit në të cilin kandidati i tyre për Kisella Vodë, Johan Tarçullovski porosit qytetarët se ata që do ta votojnë do të kenë kanalizim, ndërsa të tjerët do të presin.

“Asnjë manipulim, deklaratë e nxjerrë jashtë konteksti ose lajm i rrejshëm nuk mund ta shpëtojë LSDM-në nga humbja e madhe që i pret. Incizimin të cilin e përhap LSDM-ja për Johan Tarçullovskin është plotësisht e nxjerrë jashtë konteksti. Në njërën anë shohin OBRM-PDUKM-në e cila ka programë me projekte dhe masa të dala nga nevojat reale të qytetarëve, për të cilat dinë se do të realizohen, që kanë garancë punën tonë të deritanishme. Në anën tjetër kanë LSDM-në të cilët për katër muaj nuk kanë bërë asgjë për qytetarët dhe shtetin”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat