Maqedoni, rritet mbipesha tek fëmijët

Maqedonia

Maqedoni, rritet mbipesha tek fëmijët

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 12:25
Ilustrim

Gjithnjë e më shumë fëmijë kanë probleme me peshën e trupit, tregojnë të dhënat e Institutit për Shëndet Publik. Sipas analizava, rritja e peshës prej vitit 2010 deri 2016 tek meshkujt është prej 37.9% në 39.4%, ndërsa tek femrat prej 31.5% në 32.9%.

Faktorët të cilët ndikojnë në rritjen e peshës trupore janë aktivitetet e pakëta fizike dhe ushqimi jo i rregullt.

Problem me mbipeshën kanë edhe adoleshentët. 62.7% e meshkujve dhe 48.4% e femrave mbi moshën 18 vjeçare kanë peshë të tepërt, ndërsa të shëndoshë janë gati 20% e meshkujve dhe 17% e femrave.

Instituti për Shëndet Publik apelon që të ndërmerren masa edhe në nivel lokal dhe qendror, në mënyrë që të parandalohet kjo “sëmundje moderne”.

Ndryshe, sipas mjekëve mbipesha dhe ushqimi jo i rregullt lidhen me sëmundjet kardiocaskulare, malinje dhe diabetin

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat