Media austriake: Në BDI mbizotëron ankthi i madh, ja kush mbështet LSDM dhe kush OBRM

Maqedonia

Media austriake: Në BDI mbizotëron ankthi i madh, ja kush mbështet LSDM dhe kush OBRM

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 12 tetor 2017 Në ora: 17:38
Nikola Gruevski

Socialdemokratët shpresojnë për mbështetjen e rrugës reformuese për Maqedoninë, shkruan fillimisht media e majtë “Der Standard”.

Zgjedhjet e së dielës në Maqedoni nuk janë vetëm një provë për koalicionin e ri mes socialdemokratëve dhe partive shqiptare, por edhe për drejtimin e vendin. Nëse vendi do anëtarësohet në NATO ose do vijojë ndikimi potent rus? Zgjedhjet do vëzhgohen nga Brukseli dhe Uashingtoni, të cilat filluan procesin e demokratizimit dhe rikrijimin e shtetit ligjor në 2015. Çlirimi i ri për shumë banorë duket i mirëpritur, sepse qeveria e re është në detyrë nga qershori. Më pas media e majtë austriake ka marrë në intervistë analistin Sasho Ordanoskin, i cili mendon se OBRM do humb në shumë komuna dhe këtu do varet edhe fati i Nikola Gruevskit, ndaj të cilin hetohet si qendra e udhëheqjes autokratike.

Mbështetje nga Orban

Gruevski ka mbështetjen e kryeministrit hungarez Viktor Orban dhe kandidatit për kancelar në Austri, Sebastian Kurz. Zgjedhjet lokale do tregojnë gjithashtu fuqinë e partive shqiptare. "Veçanërisht ankthi i madh është në partinë e Bashkimit Demokratik për Integrim," përcjell botasot.info.

Në fund media austriake thekson se për votat shqiptare në Shkup lufton edhe kryetari aktual Koce Trajanovski dhe se qeveria me 62 nga 120 ulëset e parlamentit kërkon mbështetjen për të vijuar rrugën e saj të reformave. “Në fakt ajo ka mbështetje të fuqishme nga SHBA, veçanërisht nga njohësit ballkanikë si sekretari Hoyt Brian Yee. Është e pritshme që Komisioni Europian të fillojë bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë në fillim të vitit të ardhshëm.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat