ASHMAA: Nga mesnata ndalojnë të gjitha format për prezantime rreth zgjedhjeve lokale

Maqedonia

ASHMAA: Nga mesnata ndalojnë të gjitha format për prezantime rreth zgjedhjeve lokale

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 12:44
Ilustrim

Nga mesnata mbaron kampanja zgjedhore për rrethin e parë në zgjedhjet lokale dhe fillon heshtja zgjedhore,  ku mund të njoftohet për zgjedhjet gjatë votimeve, por ndalojnë të gjitha format e prezantimit, theksuan sot nga Agjencioni për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.

“Sipas ligjit zgjedhor për thyerje të heshtjes zgjedhore, do të parashifet çfarëdo emitim të informacioneve, fotografive, audio dhe materiale audivizuale të lidhura me ose që janë pjesmarrës në zgjedhjet lokale, çfarëdo qoftë mënyra e njoftimit mediatik, hapur ose mbyllur në fuknsion në ndonjë kampanjë zgjedhore dhe mund të ndikojnë në vendimin e votuesve, të dhëna të cilat e zbulojnë identitetin e subjekteve politike, ose të individëve të lidhur me incidente ose parregullësi të tjera në ditën e votimit, si dhe deklarata nga kandidatët rreth procesit zgjedhor, nga pjesmarrësit në kampanjën zgjedhore, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartës të funksioneve të organeve të qeverisë” thuhet në kumtesën e ASHMAA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat