Publikohet foto shokuese e Ziadin Selës, ja si dukej pas rrahjes nga sllavomaqedonët

Maqedonia

Publikohet foto shokuese e Ziadin Selës, ja si dukej pas rrahjes nga sllavomaqedonët

Nga: A.M. Më: 13 tetor 2017 Në ora: 13:47
Ziadin Sela i përgjakur në Kuvend

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu ka publikuar një fotografi të lideri të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela e cili ishte sulmuar me 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Veliu ka shkruar në Facebook se fotografia është shkrepur gjatë vizitës në spitalin Nënë Tereza në Shkup dhe ka thënë se nuk ishte thjeshtë sulm ndaj një individi, por ishte sulm ndaj popullit shqiptar dhe kërkesave të ligjshme për barazi të plotë.

Postimi i plotë:

Një fotografi, deri sot e pa publikuar, që është bërë gjatë vizitës në spitalin Nënë Tereza në Shkup, ku vizitova z. Ziadin Sela, i cili i shpëtoi tentim vrasjes nga shovinistët sllavomaqedonas. Përkundër rrezikshmërisë së lartë, delegacioni i LSHB-së ishte delegacioni i parë në vizitë, dhe në mbrojtje të tij dhe vëllezërve tanë nën IRJM.

Sulmi ndaj z. Sela nuk ishte thjeshtë sulm ndaj një individi, por ishte sulm ndaj popullit shqiptar dhe kërkesave të ligjshme për barazi të plotë. Ky sulm ishte pjesë e skenarit serbo-rus në Maqedoni.

Kundërpërgjigja e shqiptarëve ndaj shovinizmit dhe terrorit të shtetit lugat të Maqedonisë duhet të jetë bashkimi dhe organizimi i tyre për jetësimin e të gjitha pikave nga Platforma Shqiptare.

Ju bëjë thirrje gjithë shqiptarëve në Shqipërinë Lindore, që në zgjedhje të votojnë vetëm për kandidatë shqiptarë dhe partitë politike shqiptare. Asnjë votë shqiptare nuk duhet të shkoj për partitë politike sllavo-maqedonase dhe partitë tjera, që synojnë shkombëtarizimin e shqiptarëve.

“Një popull shndërrohet në komb kur patriotizmi nuk është më çështje individuale, por çështje institucionale.” - Arbën Xhaferi/BS

Image
Tahir Veliu dhe 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat