Tragjedi në Saraj, humb jetën djali 19 vjeçar

Maqedonia

Tragjedi në Saraj, humb jetën djali 19 vjeçar

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 14:51
Ilustrim

Nëntëmbëdhjetë vjeçari B.S. nga fshati Ropalcë, Kumanovë, ka vdekur si pasojë të lëndimeve që i ka marrë kur mbi të ra një shtyllë e portës në fushën për futboll në Saraj.

MPB-ja kumtoi se djaloshi me lëndime të rënda në kokë dje pasdite është sjellur me automjet privat në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”, ku edhe ndërroi jetë.

B.S. rreth orës 14 derisa ka qenë në fushën për futboll në Saraj, është kapur me duar për shtyllën e portës, pas çka ajo është thyer dhe ka ra mbi kokën e tij.

Policia po ndërmerr masa për ndriçimin e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat