Tentim për vjedhje votash në Shkup, dyshime për “trenin bullgar”

Maqedonia

Tentim për vjedhje votash në Shkup, dyshime për “trenin bullgar”

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 13:35
Zgjedhje

Në qendër votimi ka dyshime se një parti ka tentuar të zbatojë falsifikimin e votimeve dhe manipulimin me vota, duke aplikuar “trenin bullgar” në një qendër votimi në Shkup.

Rasti është denonuar nga organizata “CIVIL2, e cila ka raportuar se kishte nisur zbatimi i këtij plani në vendvotimin 2686 në komunën Aerodrom në Shkup, por me ndërhyrjen e policisë, votimi është ndërprerë.

Sipas të dhënave, një votuesi i janë dhënë katër fletëvotime, por kur ai është nisur për të votuar, në kuti ka vendosur vetëm tre fletëvotime. Atij po i mungonte një fletëvotim për listën e këshilltarëve.

Pas reagimit të Komisionit votues, policia ka ndërprerë votimin, ndërsa votuesi është mbajtur në vendvotim për verifikim. Policia pret urdhër për kontroll.

Ekipi i vëzhguesve të “CIVIL” ka raportuar se në këtë vendvotim ka ndodhur tollovi dhe se qytetarët janë ankuar, ndërsa për shkak të pritjes së gjatë, disa votues janë tërhequr dhe janë larguar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat