MPB: Deri tani kemi pasur shtatë paraqitje për tentim blerje të votës

Maqedonia

MPB: Deri tani kemi pasur shtatë paraqitje për tentim blerje të votës

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 14:01
Ilustrim

Pak minuta më parë zëdhënësi i MPB-së  Toni Angellov,  në konferencën për mediat dha një raport të shkurtër për vijimin e procesit të votimit në territorin e Maqedonisë.

“ Deri më tani kemi pasu 7 paraqitje për parregullsi, konkretisht për blerje të votës, të cilat jemi duke i shqyrtuar dhe gjatë ditës do të ju informojmë më detajisht. Një zënkë e ndodhur në një qendër votimi  nuk është aspak e lidhur me procesin zgjedhorë, por ka ndodhur për shkaqe të tjera.

Tutje ai tha ”I inkurajoj qytetarët që të lajmërojnë parregullsi sapo të hasin në të tilla dhe apel e kam dhe për partitë politikë, që këto të fundit të lënë rrjedhjen normale të procesit”- tha zëdhënësi i MPB-së  Toni Angellov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat