Ja çka thanë liderët pasi votuan

Maqedonia

Ja çka thanë liderët pasi votuan

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 19:29
Ilustrim

Liderët e partive politike votuan sot në mëngjes në zgjedhjet lokale që kaluar përgjithësiht pa incidente serioze.

Pas hedhjes së votës, ata folën për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për stabilitetin e vendit dhe integrimet euto-atlantike. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi se është e rëndësihme që rezultati të pranohet nga të gjitha palët.

“Madje, të gjithë ata të cilët do të zgjidhen do të duhet të punojnë në interes të qytetarëve që të krijohen kushte që të kemi prosperitet ekonomik dhe politik të shoqërisë”, theksoi Ahmeti.

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, shprehu shqetësimin për disa incidente që janë regjistruar që në orët e hershme të procesit zgjedhor.

“Sot është një ditë e rëndësishme për Tetovën për të bërë diferencën midis një të kaluare të dështuar të pushtetit lokal dhe një të ardhme ku edhe Tetova do të ketë kushte elementare dhe do të nis ndërtimi i saj”, ka deklaruar Bilall Kasami.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela deklaroi se kjo është dita kur të gjithë ndjehen të barabartë para kutive të votimit.

“Sot votuesit bëjnë aleancë për ndonjërin prej subjekteve politike për katër vitet e ardshme se kush do të menaxhojë pushtetin lokal”, tha Sela.

Pas hedhjes së votës ka folur edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

“Shpresoj se më në fund do të kemi zgjedhje fer dhe demokratike në një atmosferë të qetë”, ka thënë Thaçi.

Në anën tjetër, kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, pasi ka votuar ka deklaruar se shpreson se këto zgjedhje do të jenë më të mira për vendin. Gruevski tha se gjatë gjithë fushatës dhe gjatë ditës së sotme partia e tij ka vërejtur një sërë parregullsisht për të cilat do të flasin pas zgjedhjeve.

“Kishte parregullsi të dukshme dhe paligjshmëri nëpër të gjithë periudhën e fushatës duke kypur edhe ditën e sotme, por për këtë do të informojmë kur do të vijë koha”, tha Gruevski.

Ndërsa, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev tha se kjo është ditë e madhe për lirinë dhe demokracinë në Maqedoni.

“Do të rrethojnë një shoqëri për të gjithë në Maqedoni, do të rrethiojnë komuna të zhvilluara ekonomike, shtet të zhvilluar ekonomik”, tha Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat