Zaev: Fituam në të paktën 40 komuna që në rrethin e parë

Maqedonia

Zaev: Fituam në të paktën 40 komuna që në rrethin e parë

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 06:03
Zaev

Koalicioni “Jetë në Maqedoni”, i kryesuar nga LSDM-ja, në raundin e parë nga zgjedhjet lokale fitoi në 40 komuna, ndërsa kryeson bindshëm në Shkup, publikoi sonte lideri i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev.

Vlerësoi se zgjedhjet ishin jashtëzakonisht korrekte, demokratike dhe të rregullta dhe se në to, siç tha, fituan të gjithë me shprehjen e vullneti të lirë. Me këtë, theksoi, i jepet përkrahje një shoqërie për të gjithë dhe për rritje dhe zhvillim.

Nga rezultatet për 469 vendvotime nga gjithsej 658, për kandidatin për kryetar komune në Shkup nga koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja ka 75.626 vota, ndërsa 53.812 për kundërkandidatin nga VMRO-DPMNE-ja.

Nëse vazhdon ky trend do të kemi fitore që në raundin e parë”, tha Zaev, në festimin para Qeverisë.

Në Shkup, siç tha, fituam edhe në komunën Gjorçe Petrov, Karposh, Qendër, Aerodrom, Shuto Orizarë, ndërsa një dallim të ngushtë ka në Kisella Vodë, Butel dhe Gazi Babë, ku kandidatët e LSDM-së janë favoritë për në raundin e dytë.

“Fituam në Zelenikovë, Haraçinë, Kumanovë, Rankovc, Kriva Pallankë, Kratovë, Koçan, Pehçevë, Dellçevë, Berovë, Konçe, Radovish, Vasilevë, Bosilovë, Novosellë, Strumicë, Vallandovë, Bogdanci, Dojran, Gjevgjeli, Demir Kapi, Negotivë, Llozovë, Veles, Prilep, me 12.000 vota në Manastir, Resnjë, Ohër, Debarcë, Vevçan, Krivogashtan, Mavrovë dhe Rostushë, Krushevë, Jegunovc, dhe me siguri edhe në disa”, tha Zaev.

Pret fitorja të vazhdojë aty ku nuk kanë arritur që në rrethin e parë zgjedhor.

Sipas Zaevit, qytetarët kanë treguar se sa janë të rëndësishme vetëadministratat lokale. U porositi kryetarëve të rinj se ka përfunduar epoka e sherifave lokalë dhe apeloi për ndershmëri, përkushtim dhe përgjegjësi para qytetarëve.

“Na dhanë nder të madh, por edhe përgjegjësi qytetarët tanë, tani më nuk ka arsyetime, por duhet t’i përvishemi punës. Sonte të festojmë, ndërsa prej nesër me përgjegjësi, përkushtim dhe respekt ndaj secilit qytetar pa dallim nëse ka votuar për partinë fituese ose jo. Ne jemi pushtet përgjegjës lokal dhe qendror para të gjithë qytetarëve”, porositi lideri LSDM-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat